Programi për Karrierë dhe Punësim

Mirësevini në qendrën tonë të karrierës dhe punësimit

Karl-Olga-Krankenhaus

Institucioni: Spital privat, Staf: 670+, Ueb: www.sana.de/kok-stuttgart

Pozita: Infermier/infermiere i/e përgjithshme , Orar të plotë,  Stuttgart, Gjermani

Publikuar më 01.01.2017. Aktive deri më 01.04.2021

Gjenerata 2017

Përshkrimi i punës

Infermieria është një profesion shëndetësor i përqendruar në kujdesin e individëve, familjeve dhe komuniteteve, në mënyrë që ata të mund të arrijnë ta mbajnë shëndetin optimal ose ta shërojnë atë dhe rritjen e cilësisë së jetës.

  • Infermierja/i duhet ta ketë parasysh të evitoj të gjitha problemet të cilat e mundojnë të sëmurin. Ai/ajo duhet të jetë gjithnjë pranë të sëmurit, të dëgjoj urdhërat e mjekut që ndërlidhen me shërimin e të sëmurit. Mbikëqyrja e kujdesit infermieror duhet të bëhet nga kryeinfermierja, por jo nga mjeku apo ndonjë anëtar i bordit.
  • Infermierja/i duhet të bazohet në nevojat e shoqërisë, sepse shoqëria ka nevojë për shërbime infermierore.
  • Infermierja/i shquhet për kujdes autonom dhe bashkëpunues për njerëzit e të gjitha grup moshave, familjeve, grupeve të komunitetit për të sëmurët dhe për të shëruarit.
  • Infermjerja/i promovon shëndetin dhe kujdesin për të sëmurët duke parandaluar sëmundjen.
  • Përkujdesja shëndetësore është disiplinë mjekësore preventive terapeutike e cila kontribuon në shërimin e të sëmurit, zhvillimin dhe përparimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor që duhet të realizohet në mjedise të paqes dhe luftës.
  • Infermieria është një nga disiplinat mjekësore gjithëpërfshirëse e cila merret me kujdesin e familjes, individit apo komunitetit, ku gjate funksionit të saj të degëzuar bënë promovimin, parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit të të sëmurëve.
  • Infermierja/i angazhohet për ofrimin e kujdesit shëndetësor, duke respektuar parimet morale dhe etike të profesionit mjekësor, në mënyrë që kurrë të mos rrezikoj jetën dhe shëndetin e njerëzve.
  • Infermierja/i ka për obligim marrjen e të dhënave anamnestike, identitetin e të sëmurit, sigurimin shëndetësor, transferimet e të dhënave nga regjistrat mjekesorë, tek të dhënat e përditshme, plotësimin e recetave, urdhërave, certifikatat, raportimin e sëmundjeve infektive. Ajo/ai mban protokolin e të  sëmurëve, librin e aksidenteve në punë, sëmundjeve kronike, sëmundjeve infektive, regjistrat e vizitave në shtëpi, të dhënat për pushim mjekësor, të dhënat e përditshme të të sëmurëve, raportin e diagnozave, raportin mujor etj.

Përgjegjësitë

  • Krijimi i anamnezës infermierore, planifikimit dhe vlerësimit të infermierisë duke marrë parasysh burimin individual të pacientit (m / f)
  • Veprim me përgjegjësi bazuar në planifikimin e kujdesit individual
  • Zbatimi korrekt i standardeve të kujdesit
  • Kujdes dhe mbështetje e kujdesshme për pacientët tanë (m / f)
  • Organizimi i pavarur i ndërrimit të kryer si pjesë e përgjegjësisë për infermierët
  • Mbikëqyrja profesionale e vizitave të mjekut dhe zbatimi i të gjitha masave të kujdesit të trajtimit të përshkruar nga ana mjekësore
  • Raportim

Kualifikimet

Gjuha

  • Programi për Karrierë dhe Punësim vepron në kuadër të Kolegjit AAB dhe prandaj janë studentët e Fakultetit të infermierisë në Kolegjin AAB, ata të cilët kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij Programi. Mësimi i gjuhës gjermane, i cili ofrohet nga kompania Lingua, fillon menjëherë pasi studentët t´i nënshkruajnë kontratat, të cilat janë dëshmi e seriozitetit të infermierëve të ardhshëm për t’iu përkushtuar mësimit të gjuhës gjermane dhe të vendimit të tyre për të punuar e jetuar në Gjermani.
  • Studentët, të cilët posedojnë njohuri paraprake në gjuhën gjermane, do t’i nënshtrohen fillimisht testit përcaktues të njohurive, për ta qartësuar nivelin e saktë të njohurive të të kuptuarit, të të folurit dhe të të shkruarit. Për të garantuar kushte optimale të mësimit kursi do të bëhet në grupe të vogla.

Çfarë nënkupton niveli B2?

  • Niveli B2 është tregues i standardizuar i njohurive të gjuhës së huaj në kuadër të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencave për Gjuhë (Common European Framework of Reference for Languages).

Kushtet e konkursit

GjGjenerata 2017

Dokumentet e kërkuara

Lokacioni në hartë