Programi për Karrierë dhe Punësim
Mirësevini në qendrën tonë të karrierës dhe punësimit

Kliniken Südostbayern AG
Pozita: Infermier/infermiere i/e përgjithshme , Orar të plotë, Traunstein, Gjermani
Gjenerata 2017
Përshkrimi i punës
Infermieria është
një profesion shëndetësor i përqendruar në kujdesin e
individëve, familjeve dhe komuniteteve, në mënyrë që ata të mund të arrijnë ta
mbajnë shëndetin optimal ose ta shërojnë atë dhe rritjen e
cilësisë së jetës.
- Infermierja/i duhet ta ketë
parasysh të evitoj të gjitha problemet të cilat e mundojnë të sëmurin.
Ai/ajo duhet të jetë gjithnjë pranë të sëmurit, të dëgjoj urdhërat e
mjekut që ndërlidhen me shërimin e të sëmurit. Mbikëqyrja e kujdesit
infermieror duhet të bëhet nga kryeinfermierja, por jo nga mjeku apo ndonjë
anëtar i bordit.
- Infermierja/i duhet të bazohet
në nevojat e shoqërisë, sepse shoqëria ka nevojë për shërbime
infermierore.
- Infermierja/i shquhet për
kujdes autonom dhe bashkëpunues për njerëzit e të gjitha grup moshave,
familjeve, grupeve të komunitetit për të sëmurët dhe për të shëruarit.
- Infermjerja/i promovon shëndetin
dhe kujdesin për të sëmurët duke parandaluar sëmundjen.
- Përkujdesja shëndetësore është
disiplinë mjekësore preventive terapeutike e cila kontribuon në shërimin e
të sëmurit, zhvillimin dhe përparimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor
që duhet të realizohet në mjedise të paqes dhe luftës.
- Infermieria është një nga
disiplinat mjekësore gjithëpërfshirëse e cila merret me kujdesin e familjes,
individit apo komunitetit, ku gjate funksionit të saj të degëzuar bënë
promovimin, parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit të të sëmurëve.
- Infermierja/i angazhohet për
ofrimin e kujdesit shëndetësor, duke respektuar parimet morale dhe etike të
profesionit mjekësor, në mënyrë që kurrë të mos rrezikoj jetën dhe shëndetin
e njerëzve.
- Infermierja/i ka për obligim
marrjen e të dhënave anamnestike, identitetin e të sëmurit, sigurimin shëndetësor,
transferimet e të dhënave nga regjistrat mjekesorë, tek të dhënat e përditshme,
plotësimin e recetave, urdhërave, certifikatat, raportimin e sëmundjeve
infektive. Ajo/ai mban protokolin e të sëmurëve,
librin e aksidenteve në punë, sëmundjeve kronike, sëmundjeve infektive,
regjistrat e vizitave në shtëpi, të dhënat për pushim mjekësor, të dhënat
e përditshme të të sëmurëve, raportin e diagnozave, raportin mujor etj.
Përgjegjësitë
- Krijimi i anamnezës
infermierore, planifikimit dhe vlerësimit të infermierisë duke marrë
parasysh burimin individual të pacientit (m / f)
- Veprim me përgjegjësi bazuar në
planifikimin e kujdesit individual
- Zbatimi korrekt i standardeve
të kujdesit
- Kujdes dhe mbështetje e
kujdesshme për pacientët tanë (m / f)
- Organizimi i pavarur i
ndërrimit të kryer si pjesë e përgjegjësisë për infermierët
- Mbikëqyrja profesionale e
vizitave të mjekut dhe zbatimi i të gjitha masave të kujdesit të
trajtimit të përshkruar nga ana mjekësore
- Raportim
Kualifikimet
Gjuha
- Programi për Karrierë dhe Punësim vepron në kuadër të Kolegjit AAB dhe prandaj janë studentët e Fakultetit të infermierisë në Kolegjin AAB, ata të cilët kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij Programi. Mësimi i gjuhës gjermane, i cili ofrohet nga kompania Lingua, fillon menjëherë pasi studentët t´i nënshkruajnë kontratat, të cilat janë dëshmi e seriozitetit të infermierëve të ardhshëm për t’iu përkushtuar mësimit të gjuhës gjermane dhe të vendimit të tyre për të punuar e jetuar në Gjermani.
- Studentët, të cilët posedojnë njohuri paraprake në gjuhën gjermane, do t’i nënshtrohen fillimisht testit përcaktues të njohurive, për ta qartësuar nivelin e saktë të njohurive të të kuptuarit, të të folurit dhe të të shkruarit. Për të garantuar kushte optimale të mësimit kursi do të bëhet në grupe të vogla.
- Është planifikuar që të ketë 4 orë akademike gjatë 5 ditëve të javës, si dhe detyra shtëpie. Kolegji AAB në kuadër të Programit është certifikuar si qendër e provimeve e ÖSD-së e njohur ndërkombtarisht. Pajisja me certikatën B2 të ÖSD-së është obligative për njohjen e diplomës dhe për fillimin e punës si infermier në Gjermani.
Çfarë nënkupton niveli B2?
- Niveli B2 është tregues i standardizuar i njohurive të gjuhës së huaj në kuadër të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencave për Gjuhë (Common European Framework of Reference for Languages).
Kushtet e konkursit
GjGjenerata 2017
Dokumentet e kërkuara
Lokacioni në hartë